Ylli i Golden State, Stephen Curry ka shkëlqyer në fitoren e mbrëmshme të ekipit të tij kundër Oklahoma Cityt, duke shënuar 46 pikë.
Ishte pikërisht ai që shënoi pikët e fundit në fitoren e ngushtë 121-118 ndaj Oklahomas në Chesapeake Energy Arena, raporton Reuters.
“Nuk e kisha idenë se sa larg isha, por isha në një formë të lartë në tërë takimin. Fatmirësisht ajo e fundit hyri brenda. Vetëbesimi ishte i lartë, prandaj vetëm e provova”, është shprehur Curry, i cili barazoi edhe një rekord në NBA.
Curry shënoi 12 treshe në takimin e mbrëmshëm duke barazuar kështu rekordin e yllit të LA Lakers, Koby Bryant, që kishte shënuar po aq treshe në vitin 2003, dhe Donyell Marshall në vitin 2005.
https://www.youtube.com/watch?v=Uqvo9blGUtg