Site icon Telegrafi

13 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Me rastin e përvjetorit të 13-të  të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetesh.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në orën 09:00 do të bëjë homazhe tek varri në Velani.

Ndërsa kryesia e LDK-së bashkë me kryesuesit e Degëve do të bëjë homazhe tek varri i tij  në orën 11:00 dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.

Ndërsa, në orën 12:00 Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore. Akademia mbahet në Golden Imperial (lagjja në Veternik).

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë.

Exit mobile version