Projekti ‘Alo Doktor’ ka krijuar siguri tek qytetarët. Këtë e tregon edhe interesimi i madh i tyre për të kërkuar ndihmë nga mjeku nëpërmjet telefonit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Linja është e gatshme që të ju shërbej qytetarëve me këshilla mjekësore për 24 orë, 7 ditë në jave dhe 365 ditë në vit.
Këtë javë ata kanë kërkuar ndihmë nga 25 doktorë të gatshëm për të ndihmuar. Këta doktorë kanë dhuruar ndihmë për 1230 qytetarë që më së shumti janë interesuar për probleme me shëndetin që lidhen me sëmundje apo shqetësime sezonale./Telegrafi/