Telegrafi

123 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë muajit janar ka ngritur 99 aktakuza, ndaj gjithsej 123 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Gjatë muajit janar të këtij viti , Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 88 (tetëdhjetetetë) aktakuza, kundër 105 (njëqindepesë) të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit janar janë ngritur gjithsej 11 (njëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 18 (tetëmbëdhjetë) të pandehurve.

Gjithashtu, gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur 11 (njëmbëdhjetë) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj 18 (tetëmbëdhjetë) të pandehurve”, thuhet në njoftimin për media.

Nga Departamentin i Krimeve të Rënda janë parashtruar 5 (pesë) kërkesa për caktimin e masës paraburgim ndaj 11 (njëmbëdhjetë) të pandehurve, ndërsa nga Departamenti e Përgjithshëm i kësaj prokurorie, janë dorëzuar gjithsej 6 (gjashtë) kërkesa ndaj 7 (shtatë) të pandehurve për caktimin e paraburgimit nga gjykata kompetente.

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes se efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Telegrafi/