Athletico Biblao ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në kuadër të Kupës së Mbretit, duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja nisi shumë mirë për baskët që shënuan që në rastin e parë.
Iker Muniain shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një asistim të Nico Williams duke shënuar për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484264543022895113
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë. Ferran Torres shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës, me një goditje të bukur nga brenda zonës.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484267951205367812
Vendasit kishin katër raste të tjera të mira në pjesën e parë, por nuk arritën t’i ndryshonin shifrat.
Edhe në pjesën e dytë Bilbao ishte ajo që rrezikonte më shumë.
Vëllezërit Nico dhe Inaki Willams, kishin raste të mira, por që nuk shënuan.
Në minutën e 86-të erdhi goli pas dominimit të Bilbaos, kur Inigo Martinez ishte i saktë për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484289369552818179
Vetëm pasi pranoi golin Barcelona filloi të luajë. Në minutën e tretë të kohës shtesë, Dani Alves ktheu një top në zonë, ndërsa Pedri ishte në vendin e duhur, ku me një goditje të fortë shënoi për 2-2.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484290932996378627
Më gola në kohën e rregullt nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Edhe në vazhdime skuadrat nuk u ndalën për të kërkuar golin.
Iker Muniain ishte ai që e gjeti golin në kohën shtesë të vazhdimit të parë nga pika e bardhë për 3-2, pasi Jordi Alba luajti me dorë në zonë.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484296585563410434
Barcelona barazoi shifrat me Torres, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Athletico Bilbao deri në fund ruajti rezultatin dhe në fund mori fitore për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/