Telegrafi

12 muaj, 12 herë Messi (Video)

Përfundon një vit tjetër në karrierën e futbollistit më të mirë në planet.

2016-ta plot gëzim, por dhe dëmtime e disa zhgënjime.

Sport përmes një videomontazhi, na risjell në formë kartoline për fundviti si kanë qenë në këto 12 muaj Leo Messi.

Viti 2016 filloi në mënyrën më të mirë të mundshme. Argjentinasi mori për herë të pestë “Topin e Artë”, pasi triumfoi në votimin përfundimtar ndaj CR7 dhe Neymar. Muajt kaluan dhe Messi ruajti një nivel të lartë deri në maj, kur klubi katalanas fitoi në mënyrë të dyfishtë: titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Dy trofe më shumë në “palmaresin” e tij të përjetshëm. Ishte vera, kur gjërat filluan të shkojnë keq. Në qershor luajti “Copa America” me Argjentinën dhe pësoi fundin më mizor.

Kombëtarja e tij humbi në finale, me penallti, teksa na pika e bardhë dështoi edhe vetë Messi. Pas kësaj finaleje, i lënduar thellë nga situata, ai njoftoi se ishte duke e lënë kombëtaren. Një lajm i keq, që mbeti pezull dhe trazoi tërë Argjentinën.

Në korrik u dënua bashkë me babain e tij, me 21 muaj burg, për evazion fiskal. Megjithatë, kur e “mbështolli” topin përsëri, Messi u kthye në rrugën e gëzimit. Ai fitoi Superkupën e Spanjës në gusht dhe në shtator u kthye në Argjentinë për të shënuar golin e fitores kundër Uruguait, në një ndeshje kualifikuese për “Rusia 2018”.

Më në fund, pas një lëndimi, që e mbajti tri javë larg nga fushat, Messi rikthehet dhe tregon një nivel të lartë në muajt e fundit. Disa trofe më shumë bënë që të humbiste garën për “Topin e Artë”, viti 2016, karshi Cristiano Ronaldos.