Takimet e para mund të jetë gjithçka: Fillimi i një romance të re, një eksperiencë e tmerrshme, ose thjesht një nga ato takime që nuk shkojnë askund
Edhe pse nuk mund të parashikosh nëse do të keni kimi apo nëse do të bini në dashuri që në shikim të parë, ka një gjë që mund ta kontrolloni për të rritur mundësitë për një takim të suksesshëm: Krijimi i atmosferës së duhur. Kjo fillon me zgjedhjen e vendit për takimin e parë.
Ja 12 ide:
1. Takim për një kafe
Një takim i qetë dhe pa presion, që mund të planifikohet lehtësisht gjatë ditës. Ju jep mundësinë të njiheni pa u ndjerë të detyruar për të qëndruar gjatë.
2. Pije në një bar
Kjo është një zgjedhje klasike që gjithmonë funksionon. Një pije e shpejtë krijon një mjedis relaksues për të biseduar dhe nëse dëshironi, mund të përfundoni takimin pas një pijeje ose ta vazhdoni më tej.
3. Drekë
Një drekë është një zgjedhje më e lehtë dhe më pak formale se darka, duke e bërë takimin më pak të sikletshëm.
4. Shëtitje në park
Një aktivitet pa kosto që ju lejon të bisedoni dhe të njiheni ndërsa ecni në natyrë. Një mënyrë e thjeshtë për të kaluar kohë së bashku pa presion.
5. Vizitë në librari/bibliotekë
Një ide romantike që ju jep mundësinë të njiheni me shijet letrare të njëri-tjetrit. Një mënyrë e veçantë për të kaluar kohën duke biseduar për librat e preferuar.
6. Akullore
Një ide e lehtë dhe aspak e shtrenjtë. Kur ishte hera e fundit që patë dikë të mos shijonte një akullore?
7. Piknik në park
Një mënyrë e thjeshtë për të kaluar kohë në natyrë. Paketoni disa pije dhe ushqime dhe kaloni një pasdite të qetë së bashku.
8. Shëtitje në natyrë
Vetëm nëse të dy jeni të apasionuar pas ecjeve! Kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë së bashku dhe për të shijuar natyrën.
9. Shëtitje e miqve katërputroshë
Nuk kërkon shumë energji dhe ju mund të njiheni me mikun/en më të mirë të personit tjetër.
10. Leximi i letrave tarot
Nëse keni interes për gjërat mistike, një lexues tarot mund të ndihmojë për të krijuar një atmosferë të veçantë dhe të zbulojë se çfarë mund të rezervojë e ardhmja për ju të dy.
11. Krijoni ‘kryeveprat’ tuaja
Gjeni një kurs 1-ditor piktore apo qeramike dhe zbuloni talentet e (pa)fshehura.
12. Bëni një shëtitje në pazar
Vizitoni një treg ku mund të shihni produkte lokale, të shijoni ushqime të shpejta dhe të keni biseda të qeta ndërsa ecni. Kjo është një mundësi për të krijuar lidhje përmes përvojave të përbashkëta. /Telegrafi/