Telegrafi

1160 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 1160 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1163 tiketa trafiku.

Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.