Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.
Ndryshe, një ditë më parë kanë mbajtur takim ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj dhe përfaqësues të arsimit.
Për shkak të rritjes së rasteve, Zemaj ka bërë të ditur se sot do të vlerësojnë së bashku me MASh-in dhe do të marrim një vendim përfundimtar, që të ketë një shkuarje të parakohshme në pushim në të gjitha nivelet arsimore.
Kurse zëvendësministri në detyrë i arsimit, Xhavit Rexhaj ka thënë se si ministri kanë propozuar që në këtë javë të parë fëmijët të mos shkojnë në mësim online.
“Ne si ministri kemi propozuar që të shkojmë me një version që fëmijët këtë javë të parë të mos shkojnë në mësim online. Kemi propozuar 1+1, një javë pushim pastaj rishikim. Fëmijët në edukimin parashkollor të mos ndalen, kurse në universitet kemi propozuar një rishtrëngim të masave”, tha Rexhaj. /Telegrafi/