Telegrafi

11-vjetori i Kushtetutës, Kosnett citon preambulën

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett, citoi një fjali nga preambula për të uruar 11-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës.

“Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën thuhet se njerëzit janë ‘të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj’. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, shkroi Kosnett në Twitter.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. /kp/Telegrafi/