11 persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 14:30 në një aksident i cili ndodhi në Veternik.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.
Sipas saj, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/