Telegrafi

Më 11 dhe 12 gusht bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup

Deinsektimi ajror kundër mushkonjave do të bëhet më 11 dhe 12 gusht (e shtunë dhe të dielën) në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa deisnektimi tokësor kundër mushkonjave do të bëhet nga 12 deri më 16 gusht (nga e diella deri të enjten) në periudhë prej orës 23:00 deri 4 orë të ditës së ardhshme.

Këtë e kumtoi QRMK – Shkup pas raportimit të Bashkisë së Shkupit – Sektori për Punë Komunale – për spërkatje kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse kushtet e motit nuk e mundësojnë deinsektimin, siç thuhet, deinstektimi ajror do të kryet ditën e ardhshme në të njëjtën kohë, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme./Telegrafi/