Të paktën 108 gazetarë janë aktualisht të burgosur në Turqi, shumica e tyre të arrestuar kryesisht gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut, shkruan ANSA.
Kjo u zbulua nga observatori lokal për lirinë e shtypit P24, sipas të cilit 66 prej tyre kanë përfunduar në pranga nga akuzat për ndërlidhje me rrjetin e Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja për tentim grusht shteti.
Në përgjithësi, hetuesit për grusht shtet kanë lëshuar urdhër-arreste për 82 gazetarë. Shumica e gazetarëve të tjerë janë ndaluar si të dyshuar për “propagandë terroriste” në favor të PKK-së./kp/