Telegrafi

1000 denarë për një votë në Kavadar?

Ministria e punëve të brendshme ka pohuar se një qytetarë i komunitetit rom në Kavadar ka paraqitu në polici për një ofertë prej 1000 denarësh, në këmbim të votës për OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij qytetari, oferta i ka ardhur nga kryetari i komunës, Aleksandar Panov, ndërkaq MPB-ja bën të ditur se për rastin është njoftuar edhe prokuroria që duhet të nisë hetime.

Megjithatë, kryetari Panov ka biseduar me Tv Telma dhe i ka demantuar këto deklarata, duke akuzuar opozitën për shpërndarje të thashethemeve./Telegrafi/