Site icon Telegrafi

“100”, projekti i ri që vjen së shpejti nga Capital T (Foto)

Capital T ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga e re është titulluar “100”, gjersa lajmin për realizimin e këtij projekti e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes publikimit të një fotografije në rrjetet sociale.

Këto ditë Capital T ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, ku nga pamjet e para duket se Kapo do të vijë mjaft ekstravagant, duke u shfaqur me stilin e tij të zakonshëm, teksa nuk do të mungojnë as modelet e ekspozuara në klip.

Capital T në një nga skenat e klipit “100”. Foto nga Instagram.

“100” do të publikohet më datën 1 dhjetor në kanalin zyrtar të reperit në Youtube. /Telegrafi/

Exit mobile version