Telegrafi

Me 100 mijë thikat që janë përdorur për të vrarë njerëz, arriti të krijoj skulpturën e “Engjëllit të vdekjes” (Foto/Video)

Artisti Alfie Bradley ka hequr dorë nga puna e tij si ndërtimtar për t’iu përkushtuar një projekti unik – duke krijuar një skulpturë nga thikat e lara në gjak që janë përdorur gjatë vrasjeve të shumta që kanë ndodhur në Britani të Madhe.

Skulpturën e ka “pagëzuar” me emrin engjëlli i vdekjes, pasi që për ndërtimin e saj janë përdorur mbi 100 mijë thika të lara në gjak, që janë shfrytëzuar në vrasjet e pamëshirshme, transmeton Telegrafi.

Thikat ia kanë dhuruar familjarët e viktimave të vrasjeve brutale. Ndërkaq, qëllimi i Bradleyt është të tërheq vëmendjen për numrin e madh krimeve dhe vrasjeve, ku në shumicën e rasteve ato kryhen duke përdorur thika.

Kjo armë e ftohtë vetëm gjatë periudhës 2015-2016, është përdorur në 37 përqind të vrasjeve që janë kryer në këtë vend.

“Çdo ditë në gazeta lexojmë se si dikush është therur, dhe kjo dukuri ka filluar të bëhet normale në shoqërinë tonë. Skulptura ime ka për qëllim t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se sa shumë thika janë në duar të kriminelëve”, ka deklaruar Bradley.

100 mijë thikat e përdorura në skulpturë janë ngjitur në një strukturë gjigante prej çeliku.

Bradley në çdo thikë ka shkruar emrin e viktimës që e ka pësuar nga therja. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje familjeve tjera t’ia dhurojnë thikat me të cilat janë vrarë më të afërmit e tyre, në mënyrë që skulptura e tij të jetë e përkryer. /Telegrafi/