Site icon Telegrafi

100 mijë euro shpërblim për informatën që qon në kapjen e vrasësit në Berlin

Policia gjermane dhe shërbimet tjera të sigurisë, janë duke kryer kërkime intensive për të kapur të shumë kërkuarin Anis Amri, i dyshuar për kryerjen e sulmit terrorist në Berlin.

Prokuroria ka njoftuar se ofron një shpërblim prej 100,000 eurove për informacionin që shpie në kapjen e të dyshuarit që ka kryer sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është lëshuar një urdhër publik, në të cilin për herë të parë përmend emri i të dyshuarit, ku deklarohet se Anis Amri është 24 vjeçar dhe ka lindur në Tunizi, transmeton KosovaPress.

Të hënën në mbrëmje është kryer sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku Anis Amri ka hyrë në turmën e qytetarëve me kamion, duke lënë të vdekur 12 presona dhe duke lënduar 48 të tjerë.

Exit mobile version