Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e punës 100-ditëshit të Qeverisë së Kosovës tha se rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë 7.9 për qind.
Sipas tij, buxheti i projektuar për këtë vit do të jetë 2.5 miliardë euro, përcjell Telegrafi.
Kurti ka shtuar se brenda pesë muajve, aktiviteti ekonomik është rritur për 15 për qind.
“Në krahasim për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar eksporti është rritur 66 për qind, aktiviteti ekonomik për 15 për qind dhe të hyrat buxhetore për 30 për qind. Në pesë mujorin e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës për herë të parë ka mbledhur mbi 500 milionë euro të hyra, ndërsa ATK ka raportuar se ka inkasuar 60 milionë euro më shumë sesa në vitin e kaluar. Bazuar në këtë, Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhet mbi 2.5 miliardë euro, sipas të cilit projektohet rritje ekonomike prej 7.9 për qind, për dallim prej 5.2 për qind që parashihej vitin e kaluar, për te cilave buxhetit do t’i shtohen 155 milionë euro më shumë nga çfarë parashikohej”, tha Kurti. /Telegrafi/