Telegrafi

10 raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha rastet viktima gratë 

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 10 raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq të gjitha rastet viktima të dhunës në familje janë gratë.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Prizren, Gjakovë dhe Vushtrri.

Drenas 08.08.2022 – 22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.08.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) e ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Fushë Kosovë 09.08.2022 – 02:25. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar viktimën femër  kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 09.08.2022 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 08.08.2022-18:13. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Prishtinë 08.08.2022-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar. Rasti në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.08.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa sot e ka dëbuar edhe nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 09.08.2022-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

Vushtrri, shtator -2021-06:00. Më 09.08.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/