Pasi ka përfunduar një sezon të suksesshëm me koncerte dhe mbrëmje muzikore, Gold Ag ka nisur punën për projektet e reja.
Përmes rrjeteve sociale reperi ka paralajmëruar se do të sjellë dhjetë këngë njëra pas tjetrës, transmeton Telegrafi.
Ariani ka zgjedhur studion “Arbasound”, duke bashkuar forcat me Don Arbas për realizimin e këtyre projekteve.
Kujtojmë se kënga e tij e fundit e realizuar edhe me videoklip, u publikua në ditën e parë të muajit të Ramazanit, e titulluar “Në shtëpinë tënde”. /Telegrafi/