Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka shpërndarë letrat e 10 grave të jashtëzakonshme nga Kosova, dërguar për miqtë në SHBA.
“Në 10 vjetorin e pavarësisë sonë, dhjetë gra të jashtëzakonshme nga Kosova, kanë shkruar letra falënderuese për miqtë tanë në SHBA”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj.
Pavarësia Sopa, foshnja e parë që lindi në Kosovën e Pavarur.
Majlinda Kelmendi, kampionja olimpike në Xhudo .
Doruntina Sylejmani, fituese në garë ndërkombëtare të matematikës.
Kadire Tahiraj, aktiviste e të Drejtave të Grave .
Fahrije Hoti, fermere dhe sipërmarrëse .
Atifete Jahjaga, presidentja e katërt në Kosovë .
Manushaqe Nura, togere në FSK -Nexhmije Pagarusha, artiste e mirënjohur.
Myzafere Ibishaga, mësuese në shkollë .
Arta Rama, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.