Telegrafi

10 dhomat e hoteleve, më shtrenjta në botë (Foto)

Ato kanë një ‘tiketë’ çmimi të pabesueshme, nga 12.000 euro e deri në 42.000 euro për një natë, por luksi, pamja, si dhe shërbimet shtesë që janë të përfshira në këtë çmim, ndoshta edhe e arsyetojnë çmimin e vendosur.

Për shumë nga ato mund të duken edhe jo-reale dhe çmimet e tyre edhe më absurde, por ato ekzistojnë dhe i shërbejnë një klientele të caktuar.

Por përkundër çmimeve të çmendura duket se atë që këto dhoma ofrojnë deri në një masë edhe arsyetojnë shpenzimin por, a ia vlen që dhjetëra-mijëra dollarë të shpenzohen për një natë në njërën nga to, kjo mund të jetë edhe pyetje pa përgjigje, së paku për shumicën e njerëzve – sepse për të tillët që kanë pasuri marramendëse dhe fitime të mëdha në punën dhe biznesin e tyre kjo mund të jetë një kosto shumë e arsyeshme. Le t’i hedhim një sy dhomave (suitave) më të shtrenjta në botë, por kujdes shifrat e mëposhtme mund të ju çmendin.

10. Suita mbretërore në ‘Park Hyatt Vendôme’ Paris
$ 15,500 (12,900 euro) për natë.

9. Suita mbretërore në ‘Four Seasons Hotel George V’ Paris
$ 16,000 (13,300 euros) për natë.

8. Suita mbretërore Armleder Le Richemond, Gjenevë
$ 17,500 (14,500 euro) për natë.
Royal Armleder Suite Le Richemond

7. Suita mbretërore në Burj Al Arab, Dubai
$ 18,000 (15,000 euro) për natë.
Royal Suite at Burj Al Arab

6. Suita në Ritz Carlton, Moskë
$ 18,200 (15,200 euro) për natë.
Ritz-Carlton Suite

5. Bridge Suite at Atlantis, Bahamas
$ 25,000 (20,900 euro) për natë.

4. Suita mbretërore në President Wilson Hotel, Gjenevë
$ 33,000 (rreth 27,600 euro) për natë.
Royal Penthouse Suite

3. Four Season, New York:
$ 34,000 ( 28,400 euro) për natë.
Ty Warner Penthouse at the Four Season

2. Villa e Hugh Hefner në hotelin Palms Casino Resort, Las Vegas
$ 40,000 (33,400 euro) për natë.
Hugh Hefner Sky Villa

1. Villa mbretërore në Grand Resort Lagonissi, Athinë:
$ 50,000 (41,800 euro) nata.
/Lajmi.net/Telegrafi/