Site icon Telegrafi

Një vit burg për të riun që sulmoi gruan rome në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, më 8 korrik 2019 shpalli aktvendim ndaj të pandehurit \ i mitur B.T, i cili sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shqiptimin e burgut për të mitur, ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri,për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri nëplotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Lexo po ashtu Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

I pandehuri/i mitur,më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S. ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version