Blero po shijon suksesin e këngës së tij të re.
“A thu” është pritur shumë mirë nga publiku.
Këtë e dëshmon numri i klikimeve dhe i pëlqimeve që ka marrë këngëtari, pas publikimit të këtij videoklipi.
U tha se kënga është dedikim për Afronën, por që më pas këngëtari pikërisht në ditën e lansimit u shfaq i bashkuar me bukuroshen.
Blero kështu kompleton një verë mjaft të suksesshme për të me baladën në fjalë. /Telegrafi/