Site icon Telegrafi

1 Maji në Maqedoni, piknik në vend të protestave (Video)

Shkupit dje ishte i qetë dhe pa lëvizje të qytetarëve, me rastin e 1 majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa, në periferi shumë qytetarë sikur viteve të tjera dalin në piknik dhe zgarë. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë festën ia uruan punëtorëve përmes një komunikate, por duke paralajmëruar se do të fillojnë me fushatë për organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë së re.

“Fushata do të fokusohet edhe në anëtarësim në sindikatat e punëtorëve të paorganizuar, dhënie të mundësisë institucionale për realizim të mbrojtjes kolektive dhe sigurimit të drejtësisë sociale, solidaritetit dhe të drejtave kolektive të siguruara të punëtorëve”, thuhet në komunikatë që e transmeton Tv 21.

Por shumë qytetarë që sot ishin në piknik në Saraj të Shkupit theksuan se këtë ditë e shfrytëzojnë si pushim për ta kaluar me familjen. Por ata thonë se duhet edhe të protestohet.

“Ne kemi ardhur këtu me familje dhe gjithmonë vijmë këtu sepse na pëlqen dhe vendi dhe atmosfera, dhe duhet të protestohet se njerëzit nuk kanë çka të hanë bukë, dhe ekonomia është zero ”.

“Në këtë ditë duhet protestuar, po meqenëse nuk ka ndonjë organizim dhe manifestim për të shënuar këtë ditë të punëtorëve detyrohemi që ta kalojmë ditën në piknik”.

“Nuk kemi nevojë të protestojmë sepse shfrytëzojmë mundësinë që të dalim me gjithë familjen”, shprehen qytetarët.

Protesta të punëtorëve dhe organizime të tjera nuk janë shënuar edhe në qytete të tjera të vendit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës/Telegrafi/

Exit mobile version