Policia raporton se një banor nga Fushë Kosova ka njoftuar se një i dyshuar në livadhin e tij e ka ndezur një zjarr dhe pastaj ishte larguar nga ai vend.
Si pasojë e zjarrit ishin rrezikuar disa shtëpi aty afër dhe nga tymi ishin dëmtuar bletët e ankuesit që i kishte pasur në oborrin e shtëpisë. Zjarri është lokalizuar dhe është shuar nga banorët e lagjes, ndërsa i dyshuari është kërkuar nga Policia por nuk ishte takuar.