Dy motra nga Arabia Saudite janë gjetur të vdekura në lumin Hadson të Nju Jorkut, të cilat ishin të lidhura njëra pas tjetrës në formën e një kryqi.
Sipas hetimeve të para, ato ishin gjallë kur hynin në ujë dhe se kishin vdekur shumë kohë para se të gjendeshin trupat e tyre, shkruan “Daily Mail” i Londrës.
Autoritetet e sigurisë ende nuk kanë njohuri për rrethanat e vdekjes së tyre. /kp/Telegrafi/