Policia britanike tha sot se vdekja e pashpjegueshme e një burri 68 vjeçar në Londër, nuk lidhje me tentativën e vrasjes së ish agjentit rus, Sergei Skripal.
Sipas tij, Njësia Kundër Terrorizmit po heton vdekjen e Nikolaj Glushkovit, duke parë personat me të cilët u takua.
Shtetasi rus në ekzil Nikolaj Glushkov, mik i afërt i ish-oligarkut të ndjerë Boris Berezovski, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Londër, shkruan sot Guardian, duke iu referuar deklaratave të miqve të tij.
Glushkov (68) kërkoi azil politik në Britani, pasi u dënua me vdekje në Rusi. /kp/Telegrafi/