Telegrafi

​Turan lavdëron Messin: Është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan mendon se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Argjentinasi dje shënoi dygolësh në fitoren e kampionëve të Spanjës, kundër Leganes (1-5). Turan thotë se Messi është njeri i mirë dhe lojtar i madh.

“Unë mendoj se është më i miri i të gjitha kohërave. Ai është i zgjuar, një njeri i mirë dhe një lojtar i madh. Në fushë ka diçka më shumë se të tjerët”, ka thënë Turan.