Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi kandidatët republikanë, të cilët nuk fituan vende në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së në zgjedhjet e djeshme.
Kandidati republikan për shtetin e Kolorados, Mike Kofman tha se ai ishte i humbur në zgjedhje për shkak të urrejtjes që gëzon Trump në zonën e Denverit, kurse presidenti amerikan u përgjigj “Është shumë keq Mike”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se fushata e tij ka ndalur, të ashtuquajturën “Valën blue”.
Partia Republikane humbi shumicën e anëtarëve të saj në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, por tani republikanët kontrollojnë Senatin, pasi kanë më shumë senatorë se në zgjedhjet e mëparshme. /kp/Telegrafi/