Telegrafi

​Trump garanton Macronin, “nuk ka thyerje SHBA-Evropë”

Presidenti amerikan Donald Trump e garantoi sot presidentin francez, Emanuel Macron, se nuk ka një thyerje mes SHBA-së dhe Evropës pavarësisht tensioneve që tronditin samitin e NATO-s në Bruksel, njoftoi sot Elizeja.

“Gjatë takimit të tij prej rreth 40 minutash me homologun francez në selinë e NATO-s, presidenti amerikan ritheksoi lidhjen e tij personale me Evropën dhe dha kryesisht mesazhe pozitive dhe konstruktive për Evropën”, theksoi presidenca franceze pas këtij takimi.

“Për presidentin amerikan, nuk ka një thyerje të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës”, shtoi Elizeja. Në fillim të samitit Trump kritikoi anëtarët e Aleancës së Atlantikut në veçanti Gjermaninë, se nuk paguajnë atë që duhet për shpenzimet e tyre ushtarake. /kp/Telegrafi/