Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot mediet ”Fake News” si nxitëse të dhunës në SHBA-së.
Kjo deklaratë vie më pak se një javë pas masakrës më të rëndë antisemitiste e regjistruar në vend, që ndodhi në Pittsburgh.
”Ju nxisni dhunë me pyetjet tuaja”, iu përgjigj Trump një gazetareje, e cila e pyeti nëse retorika e tij kishte patur ndikim në klimën aktuale në SHBA, shkruan ATSH.
”Shumë gazetarë nxisin dhunën duke mos pasqyruar të vërtetën. Mediet ”Fake News” nxisin dhunën”, shtoi ai nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, përpara se të nisej për një takim elektoral në Virxhinian Perëndimore. /kp/Telegrafi/