Site icon Telegrafi

​Topi me të cilin Messi huqi penaltinë, vihet në ankand

Tifozi kilian i cili kapi topin e gjuajtur gabimisht nga Lionel Messi gjatë ekzekutimit të penalltive ka vendosur që ta shesë atë.

Messi ishte figurë tragjike e finales së Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kilit, pasi huqi penalltinë duke gjuajtur lart mbi portë.Topi kishte përfunduar në duart e tifozit Pedro Vasquez, i cili mund të pasurohet shumë shpejtë.

Vasquez po mendon që ta vërë topin në ankand me çmim fillestar 27 mijë euro.

“E vërteta është se nëse ai top bëhet më i vlefshëm do të jetë rrezik që ta mbajë në shtëpi”, deklaroi kiliani për gazetën spanjolle Marca.

“Nëse vazhdon të rritet çmimi i tij atëherë do ta shes pa u menduar dy herë”, ka theksuar Vasquez.

Exit mobile version