Telegrafi

​Sulmon vëllain fizikisht, arrestohet nga Policia në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mesnatës së mbrëmshme një mashkull në Obliq është arrestuar ngase kishte sulmuar vëllain e tij fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/