Qytetarët e Suedisë do të marrin udhëzime javën e ardhshme, se si të veprohet në rast të shpërthimit të luftës.
Në fletushkën “Nëse ka një krizë apo luftë”, në 20 faqet e saj, jepen këshilla se si të marrin ujë të pastër, si të njohin propagandën dhe të gjejnë mbrojtje kundër bombardimeve.
Sipas mediave suedeze, kjo është fushata e parë e ndërgjegjësimit publik që nga koha e Luftës së Ftohtë. /kp/Telegrafi/