Konsumimi i vazhdueshëm i frutave mund të parandalojë deri në 7.8 milionë vdekje të parakohshme në vit, sipas të dhënave të fundit nga një studim i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës.
Ata kanë specifikuar edhe llojet e frutave të cilat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës si dhe ato të kancerit.
Ndër frutat që rekomandohen të konsumohen për një jetë më të gjatë bëjnë pjesë: spinaqi, speci, lulelakra, molla, dardha, portokalli dhe limoni.
“Frutat dhe perimet ulin nivelin e kolesterolit, shtypjen e gjakut dhe forcojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe sistemit imunitar’, tha Dagfinn Aune, njëri nga hulumtuesit. /kp