Site icon Telegrafi

​Shqipëria merr pjesë në manovrat e NATO-s në Bullgari

Nga 12 korriku deri më 21 korrik marina bullgare do të presë manovrat “Exercise Breeze 2019”, që do të përfshijnë 11 shtete të tjera të NATO-s, mes të cilave edhe Shqipëria, njoftoi sot Ministria Bullgare e Mbrojtjes.

Manovrat do të zhvillohet në ujërat territoriale të Bullgarisë dhe zonën ekonomike ekskluzive në Detin e Zi, të cilat do të shoqërohen nga manovra tokësore.

Të pranishme do të jenë 27 anije (luftanije, anije ndihmëse dhe varka shpëtimi), pesë avionë, gjashtë helikopterë dhe 2257 trupa të shërbimit në anijet që vijnë nga Bullgaria, Shqipëria, Belgjika, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Kanadaja, Polonia, Rumania, SHBA-ja, Turqia, Franca si dhe nga Grupi Detar 2 i NATO-s

Të pranishëm në këto manovra do të jenë gjithashtu më shumë se 132 zyrtarë nga 21 agjenci qeveritare nën katër ministra, përfaqësues të qeverisjes vendore, OJQ dhe organizata private./ATSH/

Exit mobile version