Mbrojtësi portugez, Nelson Semedo, ka treguar arsyen pse është transferuar te Barça.
Transferimi i ri i Barcelonës Nelson Semedo ka zbuluar se Ronaldinho ishte një nga arsyet që ai iu bashkua klubit nga Camp Nou.
3-vjeçari që luan në krahun e djathtë që u ble nga Benfica për 30.5 milionë euro, është një admirues prej kohësh i ish-lojtarit të Barçës.
“Prezenca e Ronaldinhos kishte një ndikim të madh në vendimin tim”, zbuloi futbollisti.
“Që kur isha i vogël, gjithmonë e kam pëlqyer Barcelonën. Për momentin, Barcelona është një nga ekipet më të mira në botë. Lionel Messi dhe Neymar janë lojtarë të nileve të tjera, por e gjithë ekipi ka cilësi të shkëlqyeshme”, ka thënë Semedo. /KP/Telegrafi/