Telegrafi

​Sekuestrohet heroinë me vlerë 132 milionë euro në Britani të Madhe

Autoritetet britanike kanë sekuestruar një rekord prej 1,3 tonësh heroinë me vlerë mbi 132 milionë euro, raporton e përditshmja britanike ”The Guardian”.

Sasia e drogës ishte në bordin e një anijeje kontejnerësh që mbërriti në portin e Felixstowe, në juglindje të Britanisë së Madhe.

Policia zbuloi heroinën në pako një kilogramëshe me etiketat ”proteinë pluhur”, të fshehura në kuti të mbushura me peshqirë.

Pas sekuestrimit së drogës, autoritetet e nisën anijen ”MV Gjibraltar” drejt Anversës. /kp/Telegrafi/