Telegrafi

​Ryan Giggs bëhet me skuadër të re?

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs sezonin e ardhshëm pritet të marrë drejtimin e një skuadre të Premier Ligës.

Mediat britanike shkruajnë se tekniku uellsian është në negociata me klubin anglez, Middlesbrough.

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye te Manchester Unitedit, Giggs u largua nga ‘Old Traffordi’, por duket se atë përsëri do ta shohim në ishull, por kësaj radhe tek Middlesbrough, skuadër kjo që do ta ketë shumë vështirë ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Giggs konsiderohet legjendë e Manchester United pasi gjithë jetën e kaloi te klubi nga Old Trafford. /Telegrafi/