Telegrafi

​Rita Ora konfirmon lidhjen me Andrew Watt

Kanë qenë në qendër të spekulimeve të mediave rozë për më shumë se një vit.

Më në fund, pas rreth një viti Rita Ora ka konfirmuar romancën me muzikantin Andrew Watt.

27-vjeçarja lidhjen me Watt e ka bërë publike përmes rrjetit social Instagram, ku edhe ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj edhe një foto më të dashurin e saj.

Rita ka postuar një fotografi bardhë e zi bashkë me Andrew Watt me përshkrimin: ‘Mbrëmë”, përshkrim ky i shoqëruar me zemra, figura që shprehin dashurinë.

Çifti” i aluduar u fotografuan nga paparacët në tetor të këtij viti, ndërsa së fundmi duket se kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre

Rita ka kohë që ka publikuar tri këngë të reja në kuadër të albumit të ri që lansohet vitin e ardhshëm.

Së fundmi hiti më i madh ishte “Anywhere”, kurse u dëgjua shumë edhe kënga “Your Song”.

(Foto: Getty Images)

Rita Ora së fundmi ishte prezantuese në MTV EMA. /KP/Telegrafi/