Site icon Telegrafi

​Rihanna “shmang” përqafimin e presidentit të Francës

Këngëtarja e famshme Rihanna, e cila është edhe në ambasadore në Global Partnership for Education, ka qenë pjesë e konferencës “GPE Financing Conference, an investment in the Future” në Dakar, ku të ftuar ishin personalitete nga e gjithë bota, e një ndër ta edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Rihanna dhe Macron mbajtën fjalën e tyre në konferencë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte takimi i “përzemërt” midis këngëtares dhe presidentit të Francës.

Nga fotot e publikuara duket sikur Rihanna është përpjekur të shmangë përqafimin më Macron, veprim i cili ka tërhequr syrin e paparacëve.

Publikimi i fotove ka bërë xhiron në internet duke bërë që komentet dhe thashethemet të jenë të ndryshme.

Rihanna në këtë ngjarje arriti që të mbledhë 3.2 milionë dollarë për edukimin e femrave në mbarë botën.

Ajo ishte ambasadore e edukimit në botë tash e sa kohë dhe në këtë cilësi mori pjesë në ceremoni.

Riri performoi në Grammy pak kohë më parë edhe pse s’ka pasur ndonjë album gjatë vitit që lamë pas. /KP/Telegrafi/

 

Exit mobile version