Site icon Telegrafi

​Rihanna dhe Macron takohen në Paris (Foto)

Pop këngëtarja Rihanna u takua sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe zonjën e parë të Francës në Pallatin Elize në Paris, ku ajo foli në lidhje me aktivitetet e saj humanitare në shëndetësi dhe arsim.

Këngëtarja nga Barbadosi që nga viti 2012 është pjesë e organizatës jofitimprurëse Clara Lionel Foundation, e cila promovon projekte për bursa në mbarë botën, njofton Reuters.

Rihanna ka qenë ditë më parë prezente në premierën e filmit Valerian.

Ajo vazhdon ta shijojë suksesin e projektit “Wild Thoughts”. /Telegrafi/

Exit mobile version