Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, udhëtuan sot drejt Irakut për t’u takuar me trupat amerikane, vizita e parë e presidentit amerikan në një zonë konflikti që pas marrjes së detyrës së tij dy vite më parë.
Presidenti mbërriti rreth orës 19:16 sipas asaj lokale në bazën ajrore të Al-Assadit, në provincën Al-Anbar, ku u takua me ushtarë dhe komandantë të ushtrisë.
“Trump dhe Zonja e parë udhëtuan për Krishtlindje, për të vizituar trupat dhe komandantët e ushtrisë, si një formë falënderimi për angazhimin, suksesin dhe sakrificën e tyre, si dhe për t’i përcjellë urimet e Krishtlindjes”, shkruan zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një postim në Twitter, shoqëruar me një foto të çiftit presidencial përkrah ushtarakëve. /kp/Telegrafi/