Kryeministrja polake, Beata Szydlo përjashtoi sot një “Polexit”, dalja e vendit nga Bashkimi Evropian, duke hedhur poshtë akuzat për populizëm dhe duke kritikuar rolin abuziv të Komisionit Evropian.
Ajo kërkoi për vendin e saj dhe për fqinjët e Evropës Qendrore një rol më të rëndësishëm në përcaktimin e politikave evropiane.
“Polonia i përket BE-së dhe BE-ja i përket Polonisë”, theksoi Szydlo në Varshavë.
Ajo shprehu keqardhje për faktin se po kërkohet të bindin opinionin publik se Polonia është antievropiane.