Pranvera është stina më e preferueshme për përdorimin e qepës së gjelbër, të njohur tek ne si qepët e reja.
Ky ushqim i freskët duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në tryezën tuaj, veçanërisht në këtë kohë që është më optimalja.
Përveç shijes së mrekullueshme që e kanë, qepët e njoma janë të pasura me plot vitamina dhe përbërës që i ndihmojnë shumë organizmit tuaj, shkruan KosovaPress.
Këto qepë i japin shumë shije ushqimit dhe mund të kombinohen në mënyra të ndryshme. Përfitimet shëndetësore janë të shumta. Nëse nuk i keni përdorur deri tash duhet të filloni t’i përdorni menjëherë pasi që ato kryejnë funksione të shumëfishta si normalizimin e tensionin e gjakut, mbrojtjen e syve, luftimin e baktereve dhe infeksionet, si dhe kanë shumë pak kalori.
Shfrytëzoni stinën e pranverës për të përdorur sa më shumë ketë produkt të mrekullueshëm.