Telegrafi

​Parlamenti voton Ligjin e gjendjes së luftës

Parlamenti ukrainas votoi sot në mbrëmje Ligjin e gjendjes së luftës në rajonet kufitare të vendit për 30 ditë, në një kohë të tensioneve të larta me Rusinë, e cila ka rrëmbyer dje tre anije luftarake ukrainase.

Ky vendim, i paprecedentë që prej pavarësisë për këtë ish-republikë sovjetike në vitin 1991, u ndërmor me iniciativë të presidentit Poroshenko, që e justifikoi me rrezikun e rritur të një ofensive tokësore ruse.

“Informacionet e shërbimeve sekrete tregojnë kërcënimin jashtëzakonisht të lartë të një operacioni tokësor kundër Ukrainës”, kishte theksuar Poroshenko në një fjalim që i drejtohej kombit.

“Sapo ushtarët rusë të kalojnë kufirin tonë, nuk do të humbas asnjë sekondë për të mbrojtur vendin ton”, tha ai para deputetëve para se të zhvillohej votimi. /kp/Telegrafi/