Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka arritur në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se interesi i Kosovës është mbi të gjitha, për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar.
“Sapo arrita në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar Pacolli.