Site icon Telegrafi

​Obama bënë thirrje për bashkim të kombit amerikan

Presidenti amerikan, Barak Obama, në një fjalim të mbajtur sot para veteranëve amerikanë, u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen, pas zgjedhjeve që treguan një ndarje të madhe të kombit.

Në Ditën e Veteranit, Barak Obama ka mbajtur fjalën e fundit para veteranëve të ushtrisë amerikane, në Varrezat Kombëtare në Arlington.

“Instinkti amerikan nuk ka qenë kurrë për të gjetur izolimin në qoshet e kundërta, por forca në unitet në dallimet tona të madha, për të ruajtur fuqinë dhe unitetin sa herë që është vështirë”, ka thënë Obama, transmeton KosovaPress.

“Sidomos pas zgjedhjeve, veteranët ofrojnë një shembull unik, të asaj që është e drejtë për Shtetet e Bashkuara”, tha Obama në fjalimin e tij të fundit në vendin e komandant suprem të forcave të armatosura të SHBA-ve.

Gjatë ditës së sotme janë organizuar një varg aktivitetesh nga Shtëpia e Bardhë për të shënuar Ditën e Veteranit, ku presidenti Obama ka vendos një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur, kurse në Shtëpinë e Bardhë ka pritur mëngjesin e sot veteranët dhe familjet e tyre.

Exit mobile version