Një punëtor i pakënaqur për shkak të mos pagesës shkatërroi me ekskavatorin e hyrjen e hotelit ku punonte.
John Manley, baba i dy fëmijëve, pretendon se punëdhënësi duhej ta paguante për punën gjatë Krishtlindjeve.
Dëmin e bëri më 21 janar të këtij viti dhe vetëm tani kanë filluar seancat dëgjimore ku 35-vjeçari e pranoi fajësinë.
Vendimi për John Manley do të jepet më 1 nëntor.
E gjithë ngjarja që ndodhi në Liverpul është filmuar nga disa dëshmitarë përmes telefonave. /kp/Telegrafi/